Kryeministri Rama në bashkëbisedim live në facebook, në kuadër të takimit më të rëndësishëm të arenës diplomatike të Shqipërisë: Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Qytetari: Edi ka lek në ky Samiti me BE, apo vetëm foto?

Rama:“Është e mirëkuptueshme që nevoja për të pasur më shumë mundësi ekonomike është shumë e pranishme. Por, kjo pyetje më jep dhe mundësinë të zgjerohem pak, për të rikujtuar edhe një herë që jemi në një fazë të vendit, ku nuk jemi të vetëm ne, por janë të gjitha vendet të prekura shumë drejtpërdrejtë nga lufta e Putinit dhe nga inflacioni i luftës.”

“Dua të sjell këtu në vëmendje një lajm gjithmonë dhe më insistues për nga përmbajtja, realisht shumë domethënse për kohën që po jetojmë mbi largimet masive të njerëzve nga Italia. Dhe nuk është vetëm Italia, por janë shumë vendet që po përballen me këtë proces.”

“Sigurisht, gjithmonë bari i komshiut është më i gjelbër, dhe sigurisht që esapet e tjetrit bëhen më kollaj.”

“Por për të gjithë ata që thonë se atje pagat, atje jeta, atje mundësit, etj, etj., mendoj se është koha për ta riparë këtë pozicion,sepse e kundërta është e vërtetë. Para se të vija këtu isha me disa miq italianë dhe më tregonin që paguajnë 67%, dhe ishin sipërmarrës të vegjël në manifakturë në Itali. 67% taksa, pa TVSH-në brenda, kjo është një shifër që tregon shumë qartë që të gjitha ato të ardhurat që ne i lexojmë nga larg janë njëra anë e medaljes.”