Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar familjen Suka në Paskuqan dhe u ka dhënë atyre disa dhurata.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se familja Suka është e bekuar me 9 fëmijë dhe duke filluar nga data 1 janari nena e tyre do të përfitojë nga programi i ri, ku përveç një page minimale asaj do i paguhen nga shteti edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

“Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më *Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen”, shkruan Rama.