Ankohen kot për “Primaret”. Nuk është çështje Primaresh. Është një gabim i madh që në nisje të gjithë kësaj gjullurdie.

Nuk mund të ndërtohet mirë një godinë që ka themelet gabim. Unë e kuptoj që është hedhur aq shumë vrer në këto kohë saqë është e vështirë të lëpihet ajo që është pështyrë.

Ndaj sot është dita të merrni atë që keni gatuar me duart tuaja, të përçmoheni nga Sali Berisha dhe enturazhi i tij. Nuk është as hera e parë as e fundit. Sepse vetëm këtë sjellje meritoni.

Nuk besoj se do ketë reflektim. Nuk ka reflektim për krimet e komunizmit, jo më për këto makinacione të Saliut.

Ka gjithmonë një justifikim dhe ju këshilloj ta shtyni edhe ca kohë me këtë: Doktori nuk di gjë, e ka bërë Muli me mendjen e tij. Përpara!