Ursula Von Der Leyen gjate konferences per mediat pas Samitit ka theksuar: Ju jeni një mikpritës i shkëlqyer, nuk besoj se do ta harroj ndonjëherë atë momentin e fotos në grup. Faleminderit shumë për fjalët tuaja. Më lejoni t’ju siguroj se mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra dhe besojmë thellësisht se duhet të punojmë sëbashku. Faleminderit shumë për këtë samit të përbashkët, të shkëlqyer.