Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një çift është përplasur me makinë teksa po shkonin në një motel.

Lajmin e bën të ditur “Sinjali”, i cili kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Gjithashtu po sipas këtij burimi, situata ka agravuar për shkak të një konflikti verbal të ditës së djeshme, mes disa personave.

Rasti u zbulua pas denoncimit të viktimës, një 29-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sipas informacioneve të para, viktima është goditur nga i dyshuari me makinë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.