Deputeti socialist Petro Koçi shprehet I bindur se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit. Duke folur në Top Neës, Koçi deklaroi se ndryshimi i qeverisjes mes së majtës dhe së djathtës është i dukshëm. Ai solli shembullin e Tiranës ku theksoi se atë që ka bërë Rama dhe Veliaj për Tiranën nuk e kanë bërë dot kurrë as Basha dhe as të tjerë.
Sa Bashki pretendon mazhoranca të marrë në këto 61 që janë?
Ne patjetër që do të marrim shumicën. Unë mendoj se ne do të jemi afër numër 40, më shumë apo më pak nuk e di, po që do ti fitojmë zgjedhjet. Një arsye është dhe pragmatizmi zgjedhor. Do të thoni cili është? Gjithmonë zgjedhësi preferon një pushtet vendor I cili është në një linjë dhe me një ngjyrë me qeverinë qendrore sepse faktet kanë treguar që kur ka qenë PS në pushtet ja dhe në Fier, sa qe Berisha ishte e pamundur që të punonte pushteti vendor. Me ardhjen në pushtet të PS, u zhvilluan shumë projekte të cilat janë bashkëveprim I qeverisjen vendore me atë qendrore. Zgjedhësi e sheh dhe këtë gjë. Përtej asaj pastaj, në përvojë marrim që nga Tirana vetë këtu, që ndryshimin mes qeverisjes së kryetarëve të bashkisë nga PS me ata që ka patur PD, është si dita me natën. Atë që ka bërë Rama dhe Veliaj për Tiranën nuk e kanë bërë dot kurrë as Basha dhe as të tjerë.