Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh. Mbrëmja e dytë kulmoi mes të tjerash dhe me rikthimin e Lilës, pas problemeve me drejtësinë italiane, më herët këtë vit.

Në lidhje me performancën në Festivalin e Këngës, ka reaguar edhe Elsa, e cila falendeon të gjithë për emocionet dhe dashurinë që qytetarët po i japin.

“Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni! Kjo eshte dhurata me bukur! Shihemi sonte ne Naten e trete” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës/ Elsa Lila: Faleminderit për dashurinë që po më jepni!