Sali Berisha ka paralajëruar para qytetarëve se pa votën e lirë nuk ka dhe nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri. “Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë.

U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë Samit. Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanike.

Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisjeje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë. Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat?

Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë”, është shprehur Berisha