Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi.

Në një reagim në rrjetet sociale, OSBE thekson se “jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës”.

“Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, apelon OSBE.