Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë dhe bën thirrje që përpjekjet të fokusohen në vaksinimin e grupeve të popullsisë në rrezik.

“OBSH është shumë e shqetësuar për situatën në Kinë, e cila po raporton një numër në rritje të pacientëve të sëmurë rëndë”, tha sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nevojiten më shumë detaje për një vlerësim gjithëpërfshirës të situatës.
Tedros e tha këtë pasi Qeveria gjermane konfirmoi se kishte dërguar grupin e parë të vaksinave BioNTech kundërCOVID-19, të cilat synojnë të vaksinojnë qytetarët gjermanë që banojnë në Kinë.

Numri i infeksioneve në botë është rritur kohët e fundit dhe parashikimet e OBSH-së sugjerojnë se Kina mund të përballet me një numër të madh infeksionesh dhe më shumë se një milion vdekje vitin e ardhshëm.