Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë nisur ndërsa ditën e sotme, zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Të pranishëm janë qytetarë që bërtasin: “O hajdut. Shko në gjykatë, shko në burg. Do të të vijë dita.”

Me të mbërritur kryetai i Bashkisë Erion Veliaj, iu përgjigj qytetarëve shkurt duke i thënë: “Mez po e pres”. Ndërkohë në orën 10:30 pritet që të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve.