Një 16 vjeçar është plagosur rëndë në Selanik të Greqisë, ku pas një ndjekje nga policia humbi kontrollin e mjetit të tij dhe u përplas me një mur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme, ku i mituri është larguar nga një pikë karburanti pa paguar. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij dhe i ka bërë me shenjë për të ndaluar, por 16 vjeçari ka injoruar sinjalizimet e tyre dhe është larguar me shpejtësi, shkruajnë mediat greke.

Në rrugën Symmachiki , sipas informacioneve të para, ai ka tentuar të përplasë një makinë policie, ndërsa policët në përpjekje për ta ndaluar, kanë hapur zjarr. Në fund, arratia e të riut mori fund pasi u përplas me një mur. Mësohet se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.