Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vendin tonë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se pas 194 testimeve kanë rezultuar të infektuar me Covid19 12 qytetarë ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacientë që po trajtohen.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,879 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë: 194 testime, 12 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 20 të shëruar në 24 orët e fundit 25 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 194 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,879 që nga fillimi i epidemisë.