Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të huaj me të gjithë elementët e organizimit të tij.

Alexandra von Nahmen, shefja e zyrës së Deutsche Welle në Bruksel ka postuar në twitter pamjet nga vallet tradicionale që u interpetuan pranë Sheshit Italia përpara liderëve europianë.

“Mund të kemi më shumë samite si ky në Shqipëri 😉: Drejtuesit e BE-së duke parë vallet tradicionale shqiptare të interpretuara nga artistë në Tiranë”, shkruan gazetarja e impresionuar nga mikpritja shqiptare.