Merr flakë një automjet tip ‘Ford, i parkuar pranë kishës së ‘Shën Gjergjit’ në Fier.
Makina ishte e parkuar në oborrin e kishës kur kanë shpërthyer flakët.

Kanë qenë kalimtar të rastit, ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Këta të fundit, kanë mbërritur pranë vendit të flakëve, ndërsa shuarja e zjarrit ka shmangur edhe djegien e një tjetër automjeti të parkuar pranë.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në pjesën e motorit.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu.