Rusia sulmoi këtë të dielën qendrën e Khersonit, qytetin jugor ukrainas, nga i cili u tërhoq muajin e kaluar.

“Tre persona u plagosën në sulmin në Kherson”, tha një zyrtar ukrainas, ndërsa guvernatori rajonal, Yaroslav Yanushevych, tha se Rusia gjatë ditës së kaluar kishte kryer 54 sulme me raketa, mortaja dhe tanke në zonën e Khersonit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë.

Për javë të tëra, Rusia ka shënjestruar infrastrukturën ukrainase me fillimin e dimrit, duke u përpjekur të prishë linjat e furnizimit me ujë dhe energji elektrike për të demoralizuar popullsinë ukrainase.

Situata më e vështirë, tha ai, është në “Kiev dhe rajon, Vinnytsia dhe rajon, Lviv dhe rajon”. Por ndërprerjet në shkallë të gjerë të energjisë po prekin edhe shumë rajone të tjera, duke përfshirë Dnipro dhe Dnipropetrovsk.