Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Presidenti i Serbisë më herët tha se nuk do të merrte pjesë në samit, por duket se kryeministrja serbe, Ana Brnabiç mendon ndryshe, duke thënë se pjesëmarrja e Vuçiçit atje është e rëndësishme.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha kryeministrja në TV Pink dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiç.

Brnabiç përkujtoi se presidenti Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për emërimin e Nenad Rashiçit, si ministre për Komunitetet dhe reagimet e buta të BE-së, tha se ka bërë që Vuçiç të mos shkojë në samit.

Sipas saj, Rashiçi gëzon më pak se 0.2 për qind të mbështetjes së serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe emërimi i tij është bërë në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshja e Brukselit.