Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.

TRT World Forum është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.