Spanjës i mjafton një pikë, skenarë të shumtë tek të dy grupet. Gjermaninë e gjykon Frapart Grupi E dhe Grupi F sot për verdiktet e radhës. Japoni- Spanjë dhe Kosta Rika- Gjermani duelet e orës 20:00 të cilat vlejnë për dy biletat e Grupit E. Më herët do të luhen dy takimet e Grupit F ndërsa në fushë do të jenë Kroaci- Belgjikë dhe Kanada- Marok. Në epiqendër sfida e ditës padyshim ajo e orës 16:00 mes Kroacisë dhe Belgjikës në grupin F. Nëse Kroacisë do ti mjaftonte një pikë për ‘Djatë e Kuq’ të Roberto Martinez ka vetëm një rrugë- tri pikë. Po në këtë grup Maroku i Zijec dhe Hakimit do mund të kalonte ‘paq’ me një barazim ndaj Kanadasë të eleminuar me zero pikë. Ndërkaq në mbrëmje Spanja do të përballet me Japoninë befasuse në fitoren me gjermanët në raundin e parë. Nga ana e saj skuadra e Hansi Flik përballet me Kosta Rikën. Gjermania e ka detyrim fitorën ndërsa kostarikanët besojnë te befasia. Kanë tri pikë në dy takime.

Grupi E:

20:00

Japoni- Spanjë

Kosta Rika- Gjermani

Grupi F:

Ora 16:00

Kroaci- Belgjikë

Kanada-Marok