Vjosa Osmani mblodhi dje në një takim të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut drejtues të rëndësishëm të shtetit dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së gruas shtatzënë. U organizua një mbledhje, ku u diskutuan vendimet konkrete që duhet të merren që ky të jetë rasti i fundit si edhe të gjenden mënyra se si të parandalohen aktet e dhunës. Populli, i cili është ngritur në protestë sapo marrë lajmin e plotë të ngjarjes, mendon që ky është femicid. Këto dy ditë në Kosovë janë zhvilluar protesta, me një pjesëmarrje të lartë të njërëzve duke i kërkuar llogari qeverisë dhe policisë së vendin për rastin tragjik të Hamide Megashit.

Presidentja e Kosovës ka pranuar që po vendi po përballet me një femicid pasi janë raportuar shumë akte dhune dhe shumë raste të tjera kanë përfunduar në vrasje. Ajo thotë se duhet të merren masa urgjente pasi vendi është një situatë alarmi dhe kjo sipas saj është një sfidë serioze që ka vështirësi të mëdha për t’u zgjidhur. Ajo foli për takimin me institucionin përkatës dhe theksoi pikat ku u mbështet diskutimi i djeshëm.

“Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Shpresoj shumë që secili nga institucionet e Kosovës do të vijë me një listë veprimesh konkrete të cilat nënë ombrellën e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe i cili do të mbikëqyrë zbatimin e tyre do të shtyhen përpara, duke kuptuar seriozitetin e kësaj situata jashtëzakonisht tronditëse për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë. Si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse femicidi urgjentisht duhet të ndalet dhe nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Osmani për RTK-në.

Për rastin në fjalë kanë reagur edhe përsonazhe të famshëm dhe i janë drejtuar kryeministrit Kurti duke i kërkuar llogari për ngjarjen tragjike dhe arsyen e mosshkarkimit nga detyra të personave përgjegjës, kjo pasi gruaja 35-vjeçare, Hamide Magashi që u vra nga Sokol Halili ishte e divorcuar dhe me urdhër mbrojtjeje.

Mbrëmjen e së mërkurës Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila u vra në oborrin e QKUK-së. Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka vënë theksin se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia. Gjykata Themelore e Ferizajt, dje ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila u vra në oborrin e QKUK-së. Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka vënë theksin se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Pas thirrje së popullit për një përgjigje për këtë rast dhe për sigurinë e grave në Kosovë ka folur edhe kryeministri Kurti duke thënë se kjo përgjegjësi i takon policisë dhe po bëhën të gjitha inspektimiet e nevojshme për policët në detyrë. AI njoftoi pasditen e djeshme aprovimin e kërkesës se Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

“Po bëhet inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje, thekson Kurti.