Këtë mëngjes Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës.

Prezenca e mjegullës është edhe në disa pjesë të akseve nacionale të qarkut, por momentalisht nuk raportohen problematika në qarkullimin rrugor për shkak të saj.

Ndërkohë, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.