Tashmë dihet se konsumi i tepërt i alkoolit nuk është një zgjedhje e duhur për shëndetin. Për të pasur një shëndet të mirë, këshillohet të bëni çmos për të kufizuar gotat e alkoolit që shijoni gjatë një darke apo një rasti festiv. Edhe pse kjo nuk është një gjë e keqe, një studim i ri në të cilin AgroWeb.org bazohet, ka zbuluar se si një sasi e moderuar e alkoolit mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë. Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me përfundimet interesante të ketij studimi.

Si ndikon alkooli në shëndetin e mëlçisë?

Në studimin e kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Boston “Chobanian & Avedisian School of Medicine”, pjesmarrësit që ishin edhe konsumues të alkoolit, iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre e të pirit, ndërkohë që testoheshin për të përcaktuar gjendjen e mëlçisë së tyre. Testimi me mënyrat bashkëkohore, tregoi se zakonet që lidheshin me konsumin e alkoolit, duke përfshirë edhe përdorimin e moderuar të alkoolit ishin të lidhura me disa sëmundje të mëlçisë.

“Rezultatet tona përforcojnë rëndësinë e inkurajimit të të gjithë pacientëve që të reduktojnë konsumin e alkoolit sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegoi një nga studiuesit. Gjithashtu hulumtuesit këshillojnë që konsumi i alkoolit të mos i kalojë një pije në ditë, ose më pak, për gratë dhe dy ose më pak për burrat. Megjithatë, ekspertët këshillojnë se për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme dhe në gjendjen e duhur të punës, shmangia e alkoolit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Sipas tyre asnjë sasi alkooli nuk mund të jetë plotësisht e sigurt!

Kur bëhet fjalë se cila është arsyeja se pse konsumi i sasive të moderuara të alkoolit mund të çojë në probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në mëlçinë tuaj së bashku me probleme të tjera të mundshme shëndetësore, ekspertët shpjegojnë se edhe në këtë rast “mëlçisë i duhet të përpunojë alkoolin”.

Alkooli përmban shumë kalori, e kjo në varësi të llojit dhe sasisë që konsumoni.

Një nga sëmundjet e mëlçisë si mëlçia e dhjamosur, lidhet me sasitë e shumta të kalorive që konsumoni, plus edhe me punën e madhe që i duhet asaj për të përpunuar alkoolin.