Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur optimizëm se në muajt në vijim do të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë në bazë të ligjit ndërkombëtar në lidhje me çështjen e detit.

Në një deklaratë për mediat nga samiti që mbahet në Tiranë mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se “jam optimist se dhe Shqipëria nga ana e saj do të bëjë pjesën e saj”.

“Në lidhje me çështjen e detit dhe referuar këtij problemi, sigurisht ne jemi duke tentuar të përfundojmë delimitmin e hapësirës detare. Ju e dini se kjo eshte nje diskutim ne vijim mes dy shteteve tona, me gjithe kompleksitetet ligjore dhe mendoj se kemi bere progres te mire pergjate muajve te kaluar. Theksoj se nuk është një mosmarrëveshje që nuk gjen zgjidhje madje për këtë jemi duke punuar. Duhet të theksoj se është një marrëveshje komplese por kemi bërë deri tani dy përparime të cilat do bëhen publike. Theksoj se mosmarrëveshja do të zgjidhet bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në Gjykatën Ndërkomëbtare të Drejtësisë në Hagë. Jemi optimistë se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj” u shpreh kryeministri grek.