Kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë është shprehur se është në interes të Gjermanisë dhe Europës që pjesa e Ballkanit të bashkohet në BE.

“Është në interesin tonë gjerman dhe evropian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Scholz duke folur para parlamentit në Berlin.

Scholz vlerësoi gjithashtu vendimin e ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së për të pranuar Kroacinë në zonën Shengen dhe shtoi se Bullgaria dhe Rumania gjithashtu duhet të lejohen të anëtarësohen.

Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, shtoi Scholz duke u shprehur se përpjekjet e Hungarisë për të minuar vlerat e BE-së duke bllokuar masat e politikës së jashtme do të dështojnë.

Mbështetja për Ukrainën, përfshirë sanksionet kundër Rusisë do të intensifikohet ndërsa Presidenti Vladimir Putin vazhdon luftën e tij kundër Kievit, përfundoi Scholtz.