Kejvina Kthella është padyshim një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Ajo ka rrëfyer së fundmi detaje për jetën personale në një intervistë për emisionin Goca dhe Gra, ku u shpreh se ka qenë në një lidhje me një djalë që e ka ndihmuar financiarisht.

“Po, kam qenë. Me lekë s’e kam mbajtur por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur dhe ka dy vite që ka ndodhur. Nuk ka zgjatur shumë”, tha ajo kur u pyet nëse ka qenë në një lidhje me dikë pa punë dhe që e ka ndihmuar financiarisht.

Më tej, modelja tregoi edhe çmendurirat që ka bërë në një lidhje dashurie. “Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”, tha Kejvina.