Ish-presidenti Rexhep Meidani tha se ëndërron dhe shpreson që do të vijë dita kur Shqipëria dhe Kosova të ketë një himn të vetëm.

“Ëndërroj një gjë, të ishim bashkë, dhe këto mendime më erdhën në mendje në kohën kur u ekzekutuan himnet e flamurit dhe prapë kemi dy himne. Kur do vijë dita që të kemi një të vetëm, e unë besoj se do të bijë dita kur do të jemi bashkë, dhe pikërisht për këtë jete do të luftojmë bashkë dhe të jemi gjithë kohën në harmoni me njëri-tjetrin për ta ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Edhe në qoftë se politika nuk e kupton, ne të ndikojmë në politikën e të arrijmë përsëri këtë ëndërr të madhe, ëndrrën e të njëjtit flamur dhe të njëjtit himn”, tha Mediani.

Ish-presidenti ishte i pranishëm në Komunën e Drenasit, ku bashkë me dy ish-presidentët e tjerë të Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, u shpallën qytetarë nderi.

78-vjeçari ka shërbyer si presidenti i katërt i Republikës së Shqipërisë (i treti në periudhën post-komuniste) nga 24 korriku 1997 deri në 24 korrik 2002.