Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19. Përmes rrjeteve sociale, ai ka njoftuar se ka simptoma të lehta dhe se po trajtohet në shtëpi. Clinton ka pohuar se më parë ka marrë edhe dozën përforcuese kundër coronavirusit, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.

“Kam pasur simptoma të lehta, por në përgjithësi jam mirë po qëndroj në shtëpi. Unë jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, ka shkruar ai në Twitter. Gjithashtu edhe bashkëshortja e Clintonit, Hillary, kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në muajin mars të këtij viti.