Është identifikuar vrasësi i ponit të quajtur “Dolly” i cili i përkiste Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

Pas testit të ADN-së rezulton se vrasësi i ponit të jetë një ujk i identifikuar si GË950m. Kafsha mashkull i përket një tufe që jeton pranë zonës së Hanoverit dhe besohet se ka vrarë edhe dele, bagëti dhe kuaj.

“E gjithë familja ishte tmerrësisht e tronditur”, tha zëdhënësi i von der Leyen në muajin shtator kur edhe ndodhi sulmi ndaj ponit.

Mediat gjermane raportojnë se tashmë është dhënë leja speciale për të ekzekutuar ujkun.

Pavarësisht se ujqërit dhe kafshët e tjera janë të mbrojtura me ligj, ata mund të vriten nëse kanë kryer sulme të vazhdueshme.

Ujqërit gri bredhin nëpër kontinent. Por ata thuajse u zhdukën në shekullin e 20-të, pasi njerëzit shkelën habitatet e tyre dhe i gjuanin.

Që nga vitet 1970, numri i popullsisë është rritur me 1,800%.

Megjithatë, në nëntor Parlamenti Evropian votoi në favor për uljen e statusit të mbrojtjes së ujqërve dhe mishngrënësve të tjerë të mëdhenj.