Krahasimet mes të tashmes dhe të shkuarës janë thuajse të detyrueshme këto kohë. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë diçka për ndarjen nga jeta të Pele.

“Mendoj që Neymar ka thënë diçka të madhe, duke konfirmuar se numri 10 para Peles ishte vetëm një numër dhe pas tij u bë diçka speciale. Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan që të mbajnë në shpatulla numrin 10. Ajo që Pele ka bërë për futbollin do të qëndrojë gjithmonë në botën e futbollit”, ka thënë tekniku spanjoll.

“Nuk kisha lindur kur ai lunte, ishte shumë i fortë dhe ka lënë një shenjë të fortë. Mendoj që Pele, ashtu si Cruijff, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo dhe Beckenbauer janë lojtarë që do të mbeten gjithmonë në historinë e futbollit. kanë bërë shumë gjëra për shumë vite në fushat e futbollit.

Pele ishte në gjendje të bënte gjithçka dhe brazilianët mendojnë që është më i miri i historisë, të njëjtën gjë mendojnë argjentinasit për Messi, Di Stefano dhe Maradona. Personalisht them që më i miri nga të gjithë është Leo Messi”, ka thënë Guardiola.