Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për barrikadat që po vazhdojnë të qëndrojnë në veriu të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar një takim me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve dhe ka thënë se pret që nga ai takim të sqarohet pyetja se çfarë do të ndodh me barrikadat. Kurti ka thënë se një situatë e tillë s’mund të tolerohet.

“Por tash lirinë e lëvizjes s’e kemi meqë kemi barrikada. Dhe këto barrikada janë të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur. Janë të pozicionuara në atë mënyrë që ta mbrojnë personin e armatosur që të shtijnë në veturat që vijnë sesa të bllokojnë rrugët.

KFOR-I ka kërkuar kohë, dhe meqë sot është krishtlindja, pas krishtlindjes duhet ta kemi një takim me komandantin e KFOR-it.. S’mund të tolerohet kjo gjendje.

Në atë takim që presim ta kemi pas Krishtlindjes me Komandantin e KFOR-it besoj do të sqarohet gjithçka dhe do t’iu japim përgjigje”, u shpreh ai.