Eliminimi i Portugalisë që në fazën çerekfinale të Botërorit të Katarit nuk është “përtypur” dot nga partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila ka disa fjalë për trajnerin Santos që e la në stol CR7-tën.

“Sot, miku dhe trajneri ytë vendosi gabim. Ai mik për të cilin t’i ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë repsekt. Ai mik i cili kur të hodhi në fushë aq vonë pa se cdo gjë ndryshoi por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe armën më të fortë që ke, ashtu si nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime dhe sot nuk humbasim, sot mësojmë” – Shkruan ajo.