Gazetarët dhe redaktorët e një prej mediave më të mëdha në botë New York Times u larguan nga puna të enjten si pjesë e një greve njëditore për çështjen e pagave.

Greva vjen gati dy vjet pasi skadoi një kontratë midis New York Times dhe punonjësve të saj. Rreth 1,100 punonjës pritet të marrin pjesë në grevën njëditore, një shfaqje e forcës që synon të komunikojë pakënaqësinë me mënyrën se si kompania po përparon në diskutimet e negociatave Rreth 1,450 punonjës janë pjesë e sindikatës NewsGuild në New York Times, e cila përbën rreth 80 për qind të redaksisë së gazetës.

Në një deklaratë, një zëdhënës i sindikatës tha se propozimet për paga janë një element kyç që ka shkaktuar grevën. Menaxherët po ofrojnë rreth 2.75 për qind rritje pagash, gjë që zbehet në krahasim me atë që drejtuesit kryesorë të gazetës sjellin në shtëpi.

Ken Belson, një gazetar sporti në gazetë, tha se punonjësit e sindikatës duan gjithashtu garanci se kujdesi shëndetësor dhe përfitimet e pensionit ruhen në një marrëveshje të re.

Në një memo të gjerë këtë javë, redaktori ekzekutiv i New York Times, Joe Kahn tha se bisedimet nuk kishin ngecur mes dy palëve.

“Ndërsa kompania dhe NewsGuild mbeten të ndarë për një sërë çështjesh, ne vazhdojmë të shkëmbejmë propozime dhe të bëjmë përparim drejt një marrëveshjeje,” tha Kahn.