Franca dhe Polonia luajnë sot në 16:00 për fazën e 1/8 në Kupën e Botës. Në stadiumin “Al Thumama” në Doha, trajnerët Deschamps dhe Michniewicz kanë zbardhur skuadrat titullare që do zbresin në fushë. Te Franca mungojnë Benzema dhe Hernandez që kanë pësuar dëmtime muskulare.

“Gjelat” luajnë me skemën 4-2-3-1, me mbrojtjen që i takon Kounde, Varane, Upamecano dhe Hernandez. Mesi i fushës për Rabiot dhe Tchouameni, ndërsa Dembele, Griezmann dhe Mbappe në mbështetje të Giroud.

Nga ana tjetër Lewandowski me Zielinskin do kenë detyrën e vështirë për t’u bërë ballë kampionëve në fuqi të botës. Polonia luan me skemën 4-1-4-1.

Formacionet zyrtare: