Gjermania është eleminuar në mënyrë jo edhe aq të papritur nga Botërori, pasi në dy ndeshjet e para kishte mbledhur vetëm një pikë, duke u mundur nga Japonia dhe duke barazuar me Spanjën.

Megjithatë, të gjithë besonin se Spanja do të fitonte ndaj Japonisë dhe Gjermania do të kualifikohej për më tej.

Por Japonia, ashtu si ndaj Gjermanisë, ka shkaktuar befasinë e madhe, duke mundur dhe Spanjën, edhe pse shumë vetë besojnë se Spanja e la vetë ndeshjen, në mënyrë që të shmangë përballjen me Brazilin.

Humbje që jo vetëm shokoi Gjermaninë, por dhe Shqipërinë, ku tifozët e Kombëtares gjermane janë të shumtë në numër.

Ndaj dhe në rrjet, me ta ka plasur humori.