Aktori ikonë, Viktor Zhusti, festoi pak ditë më parë 80-vjetorin e tij të lindjes në një darkë private të organizuar në një lokal në Elbasan.

Në ditën e tij të lindjes, aktori është surprizuar nga partnerja e tij, e cila ka udhëtuar nga Athina për ta befasuar Viktor Zhustin.

Gruaja, e cila i ka rrëmbyer zemrën, mësohet se është violinistja e njohur si Margarita Plesti. Ajo jeton në shtetin fqinj ku zhvillon karrierën e saj në Orkestrën Shtetërore të Athinës.

Bëhet fjalë për një histori dashurie që na vërteton se dashuria nuk njeh moshë pasi çifti kanë 22 vite diferencë dhe jetojnë në distancë nga njëri tjetri, mëson Revista Story.

Lidhja e tyre raportohet se ka në Athinë rreth viteve 2010. Edhe pse aktori është kthyer në Tiranë marrëdhënia e tyre ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.

Çiftit qëndrojnë shumë bashkë, ndërsa Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margarita Plestit nga martesa e mëparshme.

Aktori duket se ka gjetur dashurinë vite pas divorcit pikërisht në kryeqytetin e Greqisë, vend ku edhe lindi në 8 dhjetor të vitit 1942.