Bora Zemani u rikthye sot në “Përputhen”. “Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, tha ajo.

Rikthimi i saj emocionoi dhe përloti opinionistin Arjan Konomi, i cili e surprizoi me një buqetë me trëndafila.

“Mirëserdhe në shtëpi Bora. Studio e re, muzikë e re, sigla e re. Më duket sikur vjen nga emigracioni”, i tha Arjani teksa e përqafoi.