Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku kryeministri Rama është duke i prirë liderëve europianë dhe të Ballkanit drejt sallës ku do të zhvillohet samiti sotëm.

Kjo është një ditë e rendësishme për kryeqytetin shqiptar, nga i cili sot po transmetohet në gjuhët e të gjithë BE-së.

Që prej orëve të para të mëngjesit dhe deri më tani, në Shqipëri kanë ardhur liderët europianë. Kjo vërehet edhe në hartën e trafikut ajror të Shqipërisë, ku siç duket avionët e liderëve të BE-së kanë fluturuar drejt Tiranës duke u ulur në Rinas.