Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari ka bërë së fundi një reagim të ashpër, pas disa kritikave në lidhje me një qëndrim të saj disa ditë më parë, ndaj deputetes së PD, Grida Duma.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se imo.raliteti në parlament duhet ti shqetësojë të gjithë, duke shigjetuar kështu Grida Dumën, e cila në media përflitet se është ajo personazhi G.D. në video-skandalin er.otik me deputetin Ervin Salianji. “Për Sorosistët që vazhdojnë më sulmojnë se vura ne dukje imo.ralitetin e asaj që “do shkatërroj PD-në”; unë nuk bëj pakte me njerëz imo.ral, qofshin ata meshkuj apo femra. Im.oraliteti në parlament duhet t’ju shqetësojë të gjithëve.
Fakti që juve ju prek më shumë artikulimi i fakteve se sa veprat imo.rale të anëtarëve të parlamentit, flet qartë për paktin që ju keni bërë me djallin. Ky nuk është modernizëm. Eshtë thjeshtë IMO.RALITET. E me që ra fjala; të ndahesh nga bashkëshorti/ja nuk është imo.ralitet. Të kesh tre partner të tjerë ndërkohë që je i/e martuar, që ç’ke me të është im.oralitet. Ajo historia e punonjësit të Ambasadës Amerikane që flikërka me anëtarët e kryesisë së PD-së, ndërkohë që ata “po shkatërrojnë PD-në”, është për të vënë duart në kokë. Ja pra, këto pis.lliqe mbroni ju!!”-shkruan Evi Kokalari.