Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. Më 12 dhjetor Einxhel ka sjellë në jetë djalin e saj me Dj Dagz, ndërsa sot çifti ka zbuluar dhe ermin e veçantë që i kanë vendosur.

Teksa ka ndarë një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet se ajo dhe partner i saj përkëdhelin duart e të voglit, moderatorja zbulon se djali do të quhet Trev.

“Kur dashuria merr formën e një jete të re…Faleminderit Zot!”, shkruan moderatorja në Instagram.