Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja dhe Vasilikki Danelli Mylona, përfaqësuese e Institutit për Sigurinë Rrugore “Panos Mylonas”, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre në fushën e sigurisë rrugore.

“I nderuar të nënshkruaja Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, në emër të DPSHTRR”, u shpreh Gonxhja, teksa vuri në dukje se është një emocion i fortë njerëzor kur shtrëngon duart me një personalitet si Vasilikki Danelli Mylona që frymëzon me vullnetin e saj të rrallë.

Sipas tij, ajo ka bërë histori në Greqi e në rrethet më në zë, globalisht, me aktivitetin e jashtëzakonshëm vullnetar, që drama e saj e humbjes së djalit Panos në lulen e rinisë, nga një aksident rrugor, të bëhet qëllim jete për ndryshim rrënjësor në adresimin e sigurisë rrugore.

“Siguria rrugore është një prioritet shtetëror e shoqëror”, tha Gonxhja.