Doktori i Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi Sali Berishën gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, ka konfirmuar për Euronews Albania se ai është i sëmurë.
Ndërsa, Sali Berisha ka akuzuar se raporti nuk është i vërtetë dhe sulmi është i organizuar nga Edi Rama, mjeku Sadik Lala pohoi se Gerti kurohej te ai dhe kishte rreth 2-3 muaj që nuk shkonte për vizitë.

Mjeku tha se Gert Shehu shfaqte vazhdimisht sjellje agresive.

”Po raporti mjekësor është autentik, është lëshuar nga unë. Gert Shehu është trajtuar nga unë. Nuk ka qenë i rregullt në marrjen e mjekimeve dhe bënte sjellje agresive. Tek unë ka gati 2-3 muaj që s’ka ardhur për vizitë”, deklaroi mjeku.