Argjentina e mposhti 2-0 Meksikën, por të dyja kombëtaret kaluan në fazën e ardhshme të Kampionatit Botëror. Megjithatë, një nga momentet më të komentuara në këtë takim, ishte tensioni mes dy yjeve të ekipeve, Lionel Messi dhe Lewandowski.

Deklaratat pas Topit të Artë të një viti më parë, në të cilat polaku kërkoi më shumë sinqeritet nga argjentinasi ndërsa e vlerësoi atë, duket se kanë mbërritur deri në Katar. 

Në një moment, Leva bën një ndërhyrje të gabuar ndaj argjentinasit dhe tenton t’i kërkojë ndjesë, por u injorua totalisht nga Messi.

 Kur u mbyll ndeshja, Messi i tha diçka në vesh, por që polaku duket se nuk po e kuptonte dhe i kërkoi që ta përsëriste. Në fund, një përshëndetje e ftohtë mes të dyve.

Në intervistat pas takimit, as Messi nuk pranoi të sqaronte se çfarë kishin diskutuar. “Nuk dua të flas për këtë”, tha argjentinasi.