Pas divorcit nga Angelina Jolie, Brad Pitt është përfolur për shumë lidhje dashurie, por siç duket së fundmi, asnjëra prej tyre nuk ishte e vërtetë. Aktori i Hollivudit nuk ishte shfaqur asnjëherë në publik me asnjë nga femrat me të cilat u përfol se ishte në lidhje, ndërkohë që shmangte çdo deklaratë për jetën e tij personale.

Megjithatë, edhe pse ai është ende i rezervuar për romancën e tij, aktori fitues i çmimit Oscar pothuajse e ka konfirmuar lidhjen e tij të re me paraqitjet e fundit.

Aktori shihet duke u shoqëruar në daljet e tij të fundit me Ines de Ramon. Pasi të dy u bashkuan në nëntor në Teatrin Orpheum në Los Angeles, ku Bono po performonte, ata bënë një tjetër dalje publike së bashku.

Më konkretisht, 29-vjeçarja e shoqëroi yllin 59-vjeçar në festën e ditëlindjes mbrëmjen e së shtunës në Hollywood. Siç raporton Daily Mail, të dy janë parë duke folur dhe në humor të mirë me njëri-tjetrin të kapur për dore.

Një burim i afërt me aktorin tha për Daily Mail: “Brad e do shumë Inesin. Ata u njohën përmes një miku të përbashkët. Ajo është shumë e mirë, e lezetshme, argëtuese dhe plot energji. Ajo ka një personalitet shumë të fortë. Brad i pëlqen të kalojë kohë me të.”

Gruaja e re në jetën e Brad Pitt është ish-bashkëshortja e Paul Wesley, i cili sapo u nda nga martesa me aktorin e serialit të njohur “Vampire Diaries”. Në shtator, çifti njoftoi publikisht ndarjen e tyre pas 3 vitesh martesë.

Të dy u martuan në një ceremoni private në vitin 2019. Megjithatë, një përfaqësues i çiftit konfirmoi se ata janë ndarë dhe jetojnë të ndarë prej 7 muajsh. “ Vendimi për ndarje është i dyanshëm dhe është marrë muaj më parë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë ”, thuhet në deklaratë.

Ines de Ramon është me origjinë nga New Jersey dhe është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013. Ajo ka një diplomë për administrim biznesi dhe që nga viti 2020 është drejtuese e shitjes me shumicë në kompaninë “Anita Ko Jewelry”, ku burimin e tyre e kanë personalitete të njohura, si Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber.