Angli – Francë është një ndeshje e denjë për finalen e Botërorit, por një nga këto dy skuadra do ta ndalë rrugëtimin në çerekfinale. Më 10 Dhjetor do të vendoset nëse anglezët do të vijojnë aventurën për të marrë për herë të dytë këtë trofe, apo francezët do të vazhdojnë betejën për mbrojtur titullin dhe të ngrejnë për herë të tretë Kupën e Botës.

Të dy ekipet janë përballur më parë në një turneu madhor si Europiani apo Botërori. Në 5 raste nga viti 1966 deri në 2012, por gjithmonë në fazën e grupeve. Franca ka fituar vetëm në një sfidë, Anglia 2 herë, ndërsa 3 takime janë mbyllur në barazim. Kësaj here duhet kujdes, pasi një gabim të kushton eliminimin nga aktiviteti.