Finalja e Botërorit të Katarit, përveç shfaqjes spektakolare në fushën e lojës, pati edhe momente jo të bukura të saj. Për shembull, portieri i argjentinasve, Emiliano Martinez bëri një gjest aspak normal. Pas marrjes së “Dorezës së Artë”, Martinez afroi çmimin afër organit gjenital.

“E bëra sepse francezët më vërshëllyen. Krenaria nuk funksionon me mua”, tha ai duke shpjeguar situatën për radion argjentinase La Red.