Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj Presidentit të Serbisë, i cili ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, pasi emëroi Nenad Rashiçin, në postin e ministrit për komunitete.

Kurti e mori vendimin pas dorëheqjes së kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Në një postim në twitter, Lulzim Basha ka shkruar: “Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”.