Meri Shehu paralajmëroi në emisionin “Rudina” pasditen e sotme se kjo javë është një koktej ngjarjesh astrologjike.

Nga kalimi i rëndësishëm i Jupiterit në shenjën e Dashit do të përfitojnë 4 prej shenjave të horoskopit, ndërsa paralajmërimi kryesor i astrologes është kujdesi ndaj parave.

Meri Shehu: Në periudhën e festave duhet pak eufori, por duhet edhe pak kontroll sepse Jupiteri në Dash është i vrullshëm dhe i papërmbajtur. Këtë do ta shikojmë dhe këtë periudhë Krishtlindjeje më shumë fat do kenë Dashët që futet Jupiteri, Peshoret, Bricjapët dhe Gaforret. Këto janë 4 shenjat që do marrin më shumë impuls e energji.

Gjatë kësaj jave kemi dhe Hënën e re në Bricjap që tenton për çështje ekonomike të mira, por nën ndikimin e Jupiterit shpenzimet do jenë të mëdha, fatale deri diku për të gjitha shenjat dhe ne do shpenzojmë më shumë se sa duhet dhe shumë veta do ta ndiejnë veten shumë shpejt bosh, pa gjë. Ata që kanë punë me kolegë, bashkëpunëtore ose eprorë duhet të kenë kujdes në marrëdhënie sepse Jupiteri në Dash i prish ndonjëherë marrëdhëniet nga sjellja e pakujdesshme sepse të bën euforik dhe mund të thuash një fjalë shumë më të pakontrolluar dhe mund të prishësh një punë apo bashkëpunim.