Në Bruksel u zhvillua sesioni i diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua të martën e 6-dhjetorit në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri i Malit të Zi Abazoviç foli për samitin e zhvilluar në Tiranë: “Edi në fakt është mjeshtër i evenimentit. Në fakt ka të bëjë me thelbin, ishte mirë shumë mirë që pamë kaq shumë udhëheqës që erdhën t’i japin mbështetje Ballkanit Perëndimor. Jam shumë optimist, ndoshta nuk ngjan kështu dhe është e vërtetë se kemi sfida. BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë se dhe BE-ja duhet të mbetet tërheqëse për vendet që duan të anëtarësohen në BE, sidomos pas breexit.”