Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e quajti pozicionin e Rusisë për integritetin e saj territorial “të palëkundur”, duke përfshirë “të gjitha ato subjekte që i janë aneksuar së fundmi Federatës Ruse”.Ai tha se hyrja në negociata me parakushte është kundërproduktive, duke shtuar se kjo gjë do të thotë se njerëzit nuk duan negociata dhe nuk duan rezultat.Gjatë një interviste për kanalin televiziv Rtvi,ai tha: “Të hysh në negociata me parakushte është kundërproduktive sepse do të thotë që njerëzit nuk duan negociata dhe nuk duan rezultat, por një gjë janë parakushte, një tjetër është pozicioni ynë i integritetit territorial”