Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka ironizuar në Kuvend Foltoren e Sali Berishës! Sipas tij ato bllokuan foltoren e Kuvendin për t’i dhënë rëndësinë e duhur diskutimit për Portin Durrësit, por fakti që u larguan nga salla e parlamentit, nuk i bën ato serioz për këtë çështje.

‘Foltorja bllokoi foltoren në mëngjes për rëndësinë që kishte Porti i Durrësit, por ikën dhe nuk janë në parlament, kjo nuk na bën serioz, dhe tjetra fjalët që përdorni mes qeverisë dhe Foltores ‘Bela, Mondi’ bëjini jashtë sallës.’- u shpreh Xhaferraj.